Haaland dëshiron të transferohet në Real Madrid

Futboll

Haaland dëshiron të transferohet në Real Madrid

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 12:42
Erling Haaland

Manchester City i ka mohuar kategorikisht raportimet e arritura nga Spanja që lidhen me të ardhmen e Erling Haaland te Real Madridi, duke e paralajmëruar madje edhe mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë.

Gjithçka nisi pas deklaratave të Enrique Riquelme, kandidat për president të Real Madridit, i cili pretendoi se sulmuesi norvegjez dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu” dhe se në kontratën e tij ekziston një klauzolë që e lehtëson një lëvizje të tillë.

Megjithatë, reagimi i Manchester Cityt ka qenë i menjëhershëm, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi anglez ka bërë të ditur se këto pretendime janë të pavërteta dhe se nuk ekziston asnjë klauzolë që do t’ia mundësonte Haalandit kalimin te Reali.

Për më tepër, drejtuesit e kampionëve të Anglisë po e shqyrtojnë mundësinë e veprimeve ligjore për përdorimin e imazhit të lojtarit në këtë kontekst.

Edhe përfaqësuesit e Haalandit i kanë hedhur poshtë zërat për një marrëveshje të mundshme me klubin madrilen, duke theksuar se nuk ka asgjë konkrete sa i përket një largimi nga “Etihad Stadium”.

Sulmuesi norvegjez mbetet nën kontratë afatgjate me Manchester Cityn dhe, të paktën për momentin, çdo spekulim për një transferim te Real Madridi duket larg realitetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat