Vankuveri po rrit ritmin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2026, duke prezantuar një sërë instalacionesh mbresëlënëse që synojnë të tërheqin vëmendjen e vizitorëve dhe tifozëve nga e gjithë bota.
Në qendër të qytetit, kupola ikonike e World Science është transformuar në atë që organizatorët e quajnë “Kupola e Bukur”, një riprodhim gjigant 360-gradësh i topit zyrtar të ndeshjes së turneut.
Instalacioni përbëhet nga 131 panele të projektuara posaçërisht dhe të vendosura mbi strukturën me diametër 40 metra.
Dizajni i Triondas, emri i të cilit do të thotë “tre valë” në spanjisht, simbolizon bashkëpunimin mes tre vendeve organizatore, Kanadasë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, duke pasqyruar frymën e unitetit ndërkufitar për Kupën e Botës më të madhe në histori.
Ndërkohë, në malin Gruse, është shpalosur një flamur gjigant kanadez që konsiderohet rekord-thyes.
Flamuri është vendosur në pistën e skive dhe ka përmasa prej 160 metrash gjatësi dhe 80 metrash gjerësi, afërsisht sa një fushë e gjysmë e futbollit kanadez.
Ai peshon rreth 1,587 kilogramë. Zyrtarët kanadez besojnë se flamuri do të shndërrohet në një nga atraksionet kryesore turistike gjatë turneut. Botërori 2026 do të transmetohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.