Dumfries nuk flet për Realin

Futboll

Dumfries nuk flet për Realin

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 13:50
Dumfries

E ardhmja e Denzel Dumfries vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mes zërave të fortë që e lidhin me një transferim te Real Madridi.

I pyetur për interesimin e klubit spanjoll, mbrojtësi holandez i shmangu komentet direkte, por deklaratat e tij për periudhën te Interi janë interpretuar nga mediat italiane si një sinjal i qartë largimi.

“Jam krenar për këto vite te Interi. Kemi arritur gjëra të mëdha dhe do t’i mbaj gjithmonë në zemër këto kujtime”, deklaroi Dumfries.

Këto fjalë i kanë shtuar dyshimet se aventura e tij në Milano po shkon drejt fundit.

Në ditët e fundit është raportuar se Real Madridi është gati ta aktivizojë klauzolën e largimit të holandezit, e cila e kap vlerën e rreth 20 milionë eurove.

Një lëvizje e tillë do t’i lejonte “Los Blancos” t’i siguronin shërbimet e lojtarit pa negociata të gjata me Interin.

Dumfries iu bashkua Interit në vitin 2021 dhe u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të krahut të djathtë, duke fituar trofe dhe duke luajtur rol kyç në sukseset e skuadrës Zikaltër.

Megjithatë, gjithçka tregon se cikli i tij në Milano mund të jetë drejt përfundimit.

Ndërkohë, Interi thuhet se ka nisur ta kërkojë zëvendësuesin e tij, me emrin e Marco Palestrës që përmendet si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të verës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat