6 lojtarë largohen nga Vora

Futboll

6 lojtarë largohen nga Vora

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 10:49
Vora

Pasi u konfirmua në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm, Vora ka nisur me ndryshimet në kontigjentin e skuadrës.

Fillimisht ishin rinovimet e “boshtit” të grupit, për të ardhur më pas te afrimi i Ersildjo Asllanajt, ndërsa së fundmi, vorakët kanë njoftuar edhe largimet e radhës.

Bëhet fjalë për Segerso Gecin, Luis Felipen, Fatmir Prengën, Vinicius Cesar, Okseold Sefa dhe Chibuike Prestige, të cilëve iu është komunikuar mbyllja e bashkëpunimit.

“Vora njofton përfundimin e bashkëpunimit me Segerso Geci, Luis Felipe, Fatmir Prenga, Vinicius Cesar, Okseold Sefa dhe Chibuike Prestige.

Klubi i falënderon për kontributin. 

Po ashtu edhe i uron suksese në vazhdimësinë e karrierës së tyre”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat