Dinamo e Ferizajt me president Xhevat Rushitin janë të mobilizuar deri në pikën e fundit, që sot të shkruajnë historinë, të inkuadrohen për herë të parë në elitën e futbollit të Kosovës.
Përballja mes Llapit dhe Dinamos do të luhet sot në orën 16.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
“Sot është dita jonë!
Tifozë të FC Dinamo Ferizajt, sot luhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit, 90 minutat që mund të shkruajnë histori për klubin tonë!
Mbusheni stadiumin, ngriteni zërin dhe qëndroni pranë ekipit nga minuta e parë deri në të fundit.
Çdo brohoritje, çdo duartrokitje dhe çdo thirrje e juaja mund ta shtyjë ekipin drejt ëndrrës! bashkë për Dinamon!”, ka njoftuar FC Dinamo.