Kosova do fitore ndaj Andorrës

Futboll

Kosova do fitore ndaj Andorrës

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 19:24
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Andorrës, në ndeshjen e dytë miqësore të këtyre ditëve, dhe të fundit.

Selektori i kombëtares dardane, Franco Foda ka vendosur për 11-shen startuese, për ndeshjen që luhet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në portë do të ketë ndryshime, me Visar Bekajn që luan nga minuta e parë, pas një kohe të gjatë.

Në mbrojtje do të luajë Mërgim Vojvoda si kapiten, teksa Muharrem Jashari e Lindon Emërllahu e nisin po ashtu nga minuta e parë.

Sulmi do të jetë i njëjtë si në ndeshjen e kaluar ndaj Çekisë, me Albion Rrahmanin dhe Fisnik Asllanin.

FORMACIONI I PLOTË:

Visar Bekaj; Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Dion Gallapeni; Muharrem Jashari, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu; Baton Zabërgja, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat