Shkëndija e Haraçinës, anëtar i ri i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka nisur me riorganizim të klubit.
Shkëndija synon që të jetë një befasi e këndshme në edicionin 2026-2027.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik dhe të gjithë simpatizuesve tanë, ju prezantojmë strukturën e re udhëheqëse të klubit tonë: Kryetar i klubit: Sulejman Alimi, nënkryetar: Ferat Beqiri, drejtor gjeneral: Denis Jaija, drejtor sportiv: Isuf Bajrami, sekretar: Bujar Jaji, arkatar: Qerim Beqiri, zëdhënës i klubit: Azam Aki.
Përfaqësues i klubit: Nehat Jusufi dhe përfaqësues i mërgatës: Reshat Ramadani.
Komesarë të sigurimit: Avdi Jusufi, Gadaf Shabani, Naser Jusufi
Me këtë strukturë të re dhe të konsoliduar, KF Shkëndija Haraçinë vazhdon rrugëtimin e saj me përkushtim maksimal, organizim profesional dhe synime të qarta për sukseset e radhës në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.