Struga befason me Bledi Shkëmbin

Futboll

Struga befason me Bledi Shkëmbin

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 13:03
Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi do të vijojë që të jetë trajneri i Strugës.

Edhe pse kishte edhe një tjetër vit të mbetur në kontratë, “Newsport” ka mësuar tekniku korçar ka vendosur të rinovojë me klubin shqiptar.

Kujtojmë që një vit më parë kur Shkëmbi u bashkua me Strugën, ai firmosi një kontratë 2-vjeçare dhe me opsionin e rinovimit për një tjetër vit. Pikërisht atë opsion, trajneri 46-vjeçar ka vendosur që të vendosë në zbatim.

Një vendim surprizë ky nga Bledi Shkëmbi, që tregon qartë se e ardhmja e tij do të jetë në Strugë, për të paktën edhe dy vitet e ardhshme.

46-vjeçari e ka drejtuar Strugën në 35 ndeshje, duke marrë 20 fitore, 5 barazime dhe 10 humbje. Ndërsa në sezonin që lamë pas në elitën e futbollit maqedonas, Struga e mbylli në vendin e 3-të

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat