Teuta "mësyn" te Egnati

Futboll

Teuta "mësyn" te Egnati

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 18:24
Egnatia

Abdurrahman Fangaj është futbollisti më i ri i Teutës.

Mbrojtësi ka zgjedhur të kalojë tek ekipi durrsak pas përvojës së suksesshme që pati me Egnatian.

Fangaj vjen si futbollist i lirë tek Teuta, pasi këta të fundit nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë drejt rrogozhinasve, pasi kontrata e tij përfundonte në fund të këtij muaji.

Fillesat 28-vjeçari i pati te Vllaznia, ndërsa ka veshur po ashtu edhe fanellën e Tërbunit, Laçit dhe së fundmi të kampionëve të Egnatias, skuadër me të cilën fitoi 3 tituj kampion, 3 Kupa të Shqipërisë si dhe një Superkupë vendase. 

NJOFTIMI: 

Mirë se vjen, Abdurrahman Fangaj!

KF Teuta prezanton afrimin e parë të merkatos. Mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin defensiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat