Në konferencën për media, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka folur për disa çështje të ndjeshme që lidhen me organizimin e Kupës së Botës.
Ai iu kërkoi gazetarëve që të “promovojnë unitetin e Kupës së Botës”, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth turneut dhe atmosferës sportive.
Infantino gjithashtu komentoi rastin e një gjyqtari nga Somalia, i cili kishte udhëtuar drejt SHBA-së për Kupën e Botës, por sipas tij është ndaluar nga autoritetet amerikane dhe më pas është kthyer në vendin e tij. Ai e cilësoi situatën si “fatkeqe”, por shtoi se FIFA nuk ka kontroll mbi vendime të tilla shtetërore.
“Ne nuk jemi mbretërit e botës,” u shpreh ai, duke theksuar se organizata përpiqet gjithmonë të gjejë zgjidhje, por përballet me kufizime kur bëhet fjalë për çështje politike dhe vizash.