“Azteca” shkruan histori për herë të tretë në futboll

Futboll

“Azteca” shkruan histori për herë të tretë në futboll

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2026 Në ora: 15:30
Stadiumi

Me ndeshjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut sonte nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, në stadiumin legjendar “ Azteca” në Mexico City, do të hapet zyrtarisht Kampionati i 23-të Botëror në futboll.

Në këtë arenë mitike është shkruar histori e futbollit – aty u kurorëzua si kampion bote Pele në vitin 1970 dhe Diego Maradona në vitin 1986. Tani, për herë të tretë pas viteve 1970 dhe 1986, Mexico City do të hapë Kupën e Botës.

Kampionati Botëror 2026 do të jetë Botërori më i madh në histori, me 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe organizim në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksika gjatë 39 ditëve.

Një nga tri vendet nikoqire, Meksika, do të luajë ndeshjen hapëse kundër Afrikës së Jugut – një përballje që rikthen kujtimet e Botërorit 2010, kur këto dy kombëtare u ndeshën në Johannesburg dhe sfida përfundoi 1:1.

Para fillimit të ndeshjes, këngëtarja kolumbiane Shakira do të performojë në ceremoninë hapëse këngën “Dai Dai”, himnin zyrtar të Botërorit 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat