Kanada - Bosnja, sfidë drithëruese 

Futboll

Kanada - Bosnja, sfidë drithëruese 

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 20:40
Shikuesit

Kanadaja sfidon Bosnje Hercegovinën, në ndeshjen e vlefshme për grupin B në Kupën e Botës.

Kjo është pjesëmarrja e tretë në histori për kanadezët dhe e dyta radhazi pas paraqitjes në Katar 2022. Kanadaja kërkon të lërë pas kujtimet e hidhura nga dy eksperiencat e mëparshme në finalet e Kupës së Botës.

Nga ana tjetër, Bosnja dhe Hercegovina rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror për herë të dytë, pas debutimit në Brazil 2014, ku u eliminua në fazën e grupeve me një fitore dhe dy humbje.

Përballja në Toronto pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja kombëtaret, me Kanadanë që kërkon të shkruajë histori para tifozëve të saj dhe Bosnjën që synon të nisë me këmbën e mbarë aventurën e saj të dytë në Kupën e Botës.

Kanada – Bosnja dhe Hercegovina

Kanadaja: Crepeau, Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea, Eustaquio, Kone, Millar, Buchanan, Oluwaseyi, David.

Bosnje Hercegovina: Vasilj, Muharemoviq, Kollasinac, Dediq, Katiq, Tahiroviq, Basiq, Memiq, Demiroviq, Bajrakteraviq, Llukiq.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat