Faruk Statovci zyrtarisht është emëruar kryetrajner i klubit të futbollit Lepenci nga Kaçaniku.
Skuadra kaçanikase është rikthyer në Ligën e Parë të Kosovës dhe me Statovcin besojnë e shpresojnë në rezultate të lakmueshme.
“Lepenci ka kënaqësinë të ju njoftojë emërimin e Faruk Statovcit në postin e trajnerit të ekipit të parë.
Me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj futbollit, besojmë se do të sjellë energji të re dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të KF Lepencit.
Mirë se vjen në familjen tone Kuq e Zi, trajner!”, ka njoftuar Statovci.