Granit Xhaka befason

Futboll

Granit Xhaka befason

Nga: K.Goca Më: 14 qershor 2026 Në ora: 13:15
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, nuk dëshiron t’ia hedhë fajin vapës, por thotë se tani është koha për të nxjerrë mësimet para ndeshjes së ardhshme kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Barazimi me rezultat 1:1 me Katarin në kuadër të Grupit B në kuadër të Kampionatit Botëror, ishte zhgënjyes për Zvicrën.

Kapiteni foli hapur. Fillimisht kritikoi mungesën e disiplinës në intervistën për “SRF”, ndërsa më pas e theksoi sërish në bisedën me gazetarët në zonën mikse. 

Granit, sa keq ndihet ky rezultat?

Granit Xhaka: Nuk jemi të kënaqur, e kishim imagjinuar ndryshe. Por në futboll gjithmonë ka anë të bukura dhe negative.

Kështu ka qenë tani, në të kaluarën dhe do të mbetet edhe në të ardhmen. Kur nuk i shënon golat, i pranon. Është për të ardhur keq, por ne shikojmë përpara.

A ishte vapa një faktor?

Granit Xhaka: Jo.

Çfarë ndodhi në pjesën e dytë? Në të parën ishit shumë dominues. A u përshtat kundërshtari?

Granit Xhaka: Pjesa e parë ishte shumë e mirë, krijuam raste. Në të dytën nuk e gjetëm më ritmin që na kishte bërë të fortë. Nuk patëm mjaftueshëm disiplinë në pozicione të ndryshme. Dhe kur nuk ke disiplinë në fushë, nuk mund ta mposhtësh as Katarin.

A nuk ishit me qasjen e duhur në fushë?

Granit Xhaka: Jo.

Kjo nuk ka të bëjë me qasjen. Në pjesën e parë luajtëm futboll të mirë dhe krijuam raste.

Po t’i kishim shfrytëzuar, askush nuk do të fliste për këtë ndeshje. Portieri i Katarit bëri një ndeshje të klasit botëror.

Në futboll duhet t’i japësh respekt edhe Katarit. Ata e menaxhuan shumë mirë pjesën e dytë, pritën momentin e tyre dhe e morën.

A e kishit menduar të mundshëm një rezultat të tillë para ndeshjes?

Granit Xhaka: Në futboll gjithçka është e mundur.

A ndihet si humbje?

Granit Xhaka:  Çdo barazim ndihet si humbje. Paraqitja nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar.

A do të reagoni në ndeshjen e ardhshme kundër Bosnjë-Hercegovinës?

Granit Xhaka: Duhet. Tani mund të rikuperohemi, të fshijmë duart dhe të nxjerrim mësimet.

Si i përjetuat tifozët këtu në SHBA?
Granit Xhaka:
Ishte shumë mirë, faleminderit të gjithëve që erdhën në stadium.

Sinqerisht nuk e prisja që do të kishte kaq shumë tifozë. Kjo tregon se ky vend e do futbollin dhe ne u përpoqëm t’u ofrojmë spektakël.

Shpresoj që herën tjetër ta bëjmë pak më mirë. Ndonjëherë rezultate të tilla janë të mira për kokën, që të rikthehesh në realitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat