Vetëm dy kombëtare në histori kanë një përqindje fitoresh më të lartë në Kupën e Botës sesa Holanda, teksa tulipanët nisin një tjetër përpjekje për të arritur lavdinë e shumëpritur.
Sfida e tyre e radhës është ndaj Japonisë, një kombëtare që vitet e fundit ka treguar se di të surprizojë fuqitë e mëdha evropiane.
Përballja e mbrëmjes së sotme që do të startojë në orën 22:00 premton të jetë interesante, me Holandën që synon të konfirmojë statusin e favoritit dhe Japoninë që kërkon të tregojë forcën duke surprizuar holandezët.
Ky duel mund të rezultojë një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës së grupeve.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.