Legjenda e futbollit të Kosovës, Arbnor Morina, njëherësh trajner i mirënjohur, i çon të fala ferizajasve, se është i gatshëm të ballafaqohet me secilin njeri të klubit në kohën kur ishte ai trajner dhe të tregojë të vërtetën por para opinionit që ta di të vërtetën.
Synimi i Morinës është që opinioni i respektuar ferizajas dhe në Kosovë dhe simpatizuesit e respektuar “Ujqit” ta dijnë të vërtetën.
“E kam për obligim me sqaruar me mu askush nuk ka fol për drejtor sportiv me njerëz që kanë udhëheq klubin.
E kam përmbush obligimin tim si trajner (bindshëm e kam kthyer Ferizajn në elitë) dhe kam dhënë dorëheqje.
Arsye i kam thënë edhe në klub dhe e dijnë ata. Nëse ka nevojë, për hir të opinionit ferizajas dhe simpatizuesve të mrekullueshëm, për të mirën e futbollit ferizajas kishte me qenë mirë me në njërën nga media televizive me u ballafaquar dhe secili me tregu të vërtetën.
Jam gatshëm para opinionit mi qit me fakte, vetëm të vërtetën”, - tha Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ferizaj po përballet me krizën e rëndë në ditët e fundit dhe rrezikon që mos të fillojnë përgatitjet për edicionin e ri.