Bruno Brajkoviç do të prezantohet në vazhdim te Vllaznia. Marrëveshja është arritur për një kontratë 2-vjeçare.
Lajmi është raportuar nga “Shkodra Sport”. Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë nga Kroacia, që për herë të fundit luajti me Kroacia Zmijavci në kategorinë e dytë.
25-vjeçari më parë ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë.
Në karrierën e tij numëron paraqitje edhe me NK Rude, Sibenik dhe Dugopolje.
Për të do të jetë eksperienca e parë jashtë Kroacisë. Në të njëjtin pozicion luan edhe Erdenis Gurishta, i cili po ashtu aktivizohet në qendër të mbrojtjes.