Statistikat e Olises ishin të frikshme

Futboll

Statistikat e Olises ishin të frikshme

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 01:06
Futbollisti Michael Olise

Futbollisti Michael Olise ka fituar çmimin ”Man of the Match” në ndeshjen Francë – Senegal.

Trekolorët shënuan fitore me rezultat 3:1, me dy gola të shënuar nga Kylian Mbappe dhe një nga Bradley Barcola.
Por ”motorri” i Francës padyshim që ishte Olise.

Anësori i Bayern Munich ishte spektakolar sonte, duke dominuar fushën.

Statistikat e Olises ishin të frikshme, ku ishte më meritori te goli i parë, pasi asistoi për mrekulli te Mbappe.

Ai kishte 100% saktësi në pasime, 14 kalime ndaj kundërshtarëve, gjashtë duele të fituara, katër shanse të krijuara, dhe dy driblime të suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat