Polemika për ndërhyrjen e Messit: Meritonte karton të kuq

Futboll

Polemika për ndërhyrjen e Messit: Meritonte karton të kuq

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 11:51
Pamje

Përveç 3 golave ndaj Algjerisë, ylli argjentinas ka përfunduar në shënjestër për një episod negativ, ku i shpëtoi ndëshkimit maksimal.

Polemika, gjithmonë polemika. Rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër Lionel Messi-t: “Messi u fal!”, “Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq!”, “Messi nuk duhej ta mbyllte ndeshjen”.

“Gjykata” e rrjeteve sociale është hedhur menjëherë në sulm pas ndeshjes Argjentinë-Algjeri, ku fenomeni argjentinas realizoi një tripletë të mrekullueshme.

Episodi që ka ngritur shumë diskutime lidhet me një ndërhyrje të ashpër të Messi-t pas golit të parë.

Në minutën e 31-të ai godet nga prapa mbrojtësin Aissa Mandi. Ndërhyrje shumë e ashpër, natyrisht e paqëllimshme. Aissa Mandi vazhdon lojën më pas dhe për Messi-n asnjë ndëshkim.

Të gjithë e kanë quajtur të turpshëm qëndrimin e arbitrave dhe VAR-it, duke mos dhënë as karton të verdhë. Gjykimet në rrjetet sociale janë për karton të kuq, që do të ndryshonte ndeshjen.

Edhe specialistët e futbollit, mes tyre edhe Tiery Henry, një admirues i argjentinasit, ka pohuar se është ndërhyrje për karton të kuq. “Nuk mund të ketë një rregullore për Messi-n dhe një rregullore tjetër për të tjerët”, – tha francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat