Sirena italiane për Armando Brojën

Futboll

Sirena italiane për Armando Brojën

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 23:33
Armando Broja

Sirena italiane për Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të Kaljarit të Alen Sherrit, për përforcimin e repartit ofensiv në merkaton e verës.

Broja aktualisht është pjesë e Bërnlit ishte në radar edhe të Milanit në të kaluarën, por transferimi nuk u realizua.

Gjatë sezonit të fundit në Premier Ligë ai regjistroi 1 gol dhe 1 asist në 24 paraqitje.

Sipas raportimeve të Xhanluka Di Marcios, drejtuesit e Kaljarit po vlerësojnë seriozisht mundësinë për ta afruar sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat