Gjermania është Gjermani, triumfon me përmbysje

Futboll

Gjermania është Gjermani, triumfon me përmbysje

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 qershor 2026 Në ora: 21:47 Përditësuar në ora: 00:03 më 21.06.2026
Gjermania feston

Undav hero i fitores

Gjermania tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga kombëtaret më të mëdha në botë, duke përmbysur rezultatin ndaj Bregut të Fildishtë dhe duke triumfuar me shifrat 2:1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E të Kampionatit Botëror.

Gjermania – Bregu i Fildishtë 2:1

Stadiumi "BMO Field", Toronto.
Gjyqtar: J. Benitez (Paraguaj).
Shikues: 43036.
Shënues: Undav (68' e 90+4') - Kessie (30')
Kartona të verdhë: 
Gjermania: Neuer, Kimmich, Brown, Nmecha, Pavlloviq (60'), Schlotterbeck (Rudiger 46'), Tah, Sane (Leweling 60'), Musiala (Undav 60'), Wirtz, Havertz (Goretzka 85')
Bregu i Fildishtë: Fofana, Kossounou, Singo (Doue 82''), Agbadou, Konan, Kessie, Sangare (Fofana 75'), Inao Oulai, Diomande (Pepe 85'), Diallo (Adingra 75'), Bonny (Guessand 75').

Bregu i Fildishtë ishin shumë pranë një prej befasive më të mëdha të ditës, por minutat shtesë rezultuan fatale për ta, ndërsa gjermanët siguruan kualifikimin për në fazën tjetër të garës.

Bregu i Fildishtë kaloi në epërsi në minutën e 30-të, kur Franck Kessié shfrytëzoi një rast të mirë dhe nga afërsia mposhti portierin gjerman për rezultatin 1:0.

Skuadra afrikane vazhdoi të rrezikonte dhe krijoi disa mundësi të mira, duke e vënë nën presion të madh Gjermaninë.

Megjithatë, selektori gjerman gjeti zgjidhjen nga stoli. Në minutën e 68-të, zëvendësuesi Deniz Undav u gjend në vendin e duhur dhe realizoi golin e barazimit për 1:1.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej pa fitues, Gjermania shtoi presionin në minutat e fundit. Heroi i mbrëmjes ishte sërish Undav, i cili në minutën e 90+4 goditi fuqishëm nga brenda zonës dhe vulosi përmbysjen e madhe për rezultatin përfundimtar 2:1.

Me këtë fitore, Gjermania kryeson Grupin E me gjashtë pikë dhe ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt. Ndërkohë, Bregu i Fildishtë mbetet në vendin e dytë me tri pikë dhe do të duhet të luftojë deri në fund për kualifikimin.
Në xhiron e fundit, më 25 qershor, Gjermania do të përballet me Ekuadorin, ndërsa Bregu i Fildishtë do të ndeshet me Curaçaon. Të dy takimet do të zhvillohen njëkohësisht, duke nisur nga ora 22:00.

Gjermania favorit

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

86' Deniz Undav (Gjermani) merr një pasim,  provon një gjuajtje nga distanca por pa finalizim.

81' Shikues në stadium: 43036.

Gjermania – Bregu i Fildishtë 2:1

Stadiumi "BMO Field", Toronto.
Gjyqtar: J. Benitez (Paraguaj).
Shikues: 43036.
Shënues: Undav (68' e 90+4') - Kessie (30')
Kartona të verdhë: 

Gjermania: Neuer, Kimmich, Brown, Nmecha, Pavlloviq (60'), Schlotterbeck (Rudiger 46'), Tah, Sane (Leweling 60'), Musiala (Undav 60'), Wirtz, Havertz (Goretzka 85')
Bregu i Fildishtë: Fofana, Kossounou, Singo (Doue 82''), Agbadou, Konan, Kessie, Sangare (Fofana 75'), Inao Oulai, Diomande (Pepe 85'), Diallo (Adingra 75'), Bonny (Guessand 75').

75' Ja një ndryshim. Amad Diallo po niset dhe Emerse Fae i jep urdhrat e fundit taktike Simon Adingra-s (Bregu i Fildishtë).

68' Gol! Deniz Undav (Gjermani) shfaq mjeshtrin e tij, nga plani i dytë e nga afërsia realizon, 1:1.

65' Lojë e mirë. 

60' Nadiem Amiri (Gjermani) hyn në aksion si zëvendësues, duke zëvendësuar Aleksandar Pavlloviqin.

Gjermania – Bregu i Fildishtë 1:1

Stadiumi "BMO Field", Toronto.
Gjyqtar: J. Benitez (Paraguaj).
Shikues: 43036.
Shënues: Undav (68') - Kessie (30')
Kartona të verdhë: 

Gjermania: Neuer, Kimmich, Brown, Nmecha, Pavlloviq (60'), Schlotterbeck (Rudiger 46'), Tah, Sane (Leweling 60'), Musiala (Undav 60'), Wirtz, Havertz
Bregu i Fildishtë: Fofana, Kossounou, Singo, Agbadou, Konan, Kessie, Sangare (Fofana 75'), Inao Oulai, Diomande, Diallo (Adingra 75'), Bonny (Guessand 75').

56'  Yan Diomande (Bregu i Fildishtë) sulmon një top që kërcen në 16sh, por gjuajtja e tij me volej e dërgon jashtë shtyllës së djathtë.

49' Joshua Kimmich (Gjermani) dërgon një krosim në zonë, por Yahia Fofana del nga vija e tij për të marrë topin.

47' Gjermania në presion.

Përfundon pjesa e parë. 

45' Lojë e mirë.

44' Gjermania do golin e barazimit.

37' Christ Inao Oulai (Bregu i Fildishtë) ndryshon drejtimin e topit duke përdorur dorën, por zemërohet kur gjyqtari jep një faull kundër tij.

33' Zotërim i topit – 57:43.

30' Gol! Franck Kessie (Bregu i Fildishtë) shfaq aftësitë e tij në gjuajtje dhe topi shkon në rrjetë!

25' Një pushim freskues është duke u zhvilluar.

21' Felix Nmecha (Gjermani) merr topin me një pasim, por gjuajtja e tij nga buza e zonës bllokohet

18' Çfarë shansi! Jamal Musiala (Gjermani) e gjen veten të pamarkuar në një pozicion pasi merr një krosim në buzë të zonës dhe përpjekja e tij del shumë larg shtyllës së majttë.

12' Wilfried Singo (Bregu i Fildishtë) arrin të rikuperojë topin jashtë zonës, por përpjekja e tij bllokohet nga një prej lojtarëve mbrojtës.

10' Kai Havertz (Gjermani) përpiqet të shndërrojë një krosim në gol, por goditja e tij me kokë shkoi drejt këndit të poshtëm të djathtë e ndalet nga portieri Yahia Fofana.

7' Lojë e mirë.

4' Franck Kessie (Bregu i Fildishtë) nuk arrin të kapërcejë kurthin e pozicionit jashtë loje dhe gjyqtari anësor ngre flamurin e tij.\

3' Yan Diomande (Bregu i Fildishtë) bën një pasim të dobët. Ai përpiqet ta çojë topin në zonë, por topi i pritet.

1’ Filloi ndeshja.

Në orën 22:00 në Toronto, do të pëballen dy ekipet kryesuese të grupit E, Gjermania dhe Bregu i Fildishtë.

Luhet për kalimin në raundin tjetër të Botërori

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë do të përballen në orën 22:00 në ndeshjen e raundit të dytë të vlefshëm për fazën e grupeve në Botëror.

Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë pasi gjermanët fituan kundër Kuraçao në ndeshjen e parë, ndërsa ishullorët kundër Ekuadorit.

Ekipet do të luftojnë për të siguruar që sonte kalimin në raundin tjetër, ndërsa trajnerët kanë zbuluar titullarët e tyre.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown; Nmecha, Pavlovic; Sane, Musiala, Wirtz; Havertz.

Bregu i Fildishtë: Fofana; Konan, Agbadou, Kossounou, Singo; Diomande, Sangare, Kessie, Diallo; Oulai, Bonny.

Gjermani - Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet zyrtare

Pas fitoreve në ndeshjen e parë, Gjermania dhe Bregu i Fildishtë janë gati për të dhënë sinjale të tjera të forta për rivalët.

Pancerat regjistruan fitoren e dhjetë radhazi pas triumfit të thellë 7-1 ndaj debutuesve të Kurasaos dhe synojnë një tjetër sukses.

Përballë tyre do të jetë Bregu i Fildishtë, që gjithashtu e nisi aventurën me një fitore.

Afrikanët mposhtën Ekuadorin 1-0 dhe siguruan suksesin e katërt radhazi në ndeshjet ndërkombëtare.

Gjermania do fitore

Gjermania do të përballet me Bregun e Fildishtë me fillim nga ora 22:00, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit E në Kampionatin Botëror 2026.

Kombëtarja gjermane vjen në këtë duel pas fitores së thellë 7-1 ndaj Curaçaos në ndeshjen e parë, ndërsa Bregu i Fildishtë ka regjistruar fitore minimale 1-0 ndaj Ekuadorit.

Përzgjedhësi gjerman Julian Nagelsmann ka vendosur të mos bëjë ndryshime në formacionin titullar, duke i besuar sërish njëmbëdhjetëshes që siguroi fitoren në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë zbret në fushë me emra të njohur si Amad Diallo, Yan Diomande, Franck Kessie dhe Ange-Yoan Bonny.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown; Nmecha, Pavlovic; Sane, Musiala, Wirtz; Havertz.

Bregu i Fildishtë: Fofana; Konan, Agbadou, Kossounou, Singo; Diomande, Sangare, Kessie, Diallo; Oulai, Bonny.

Gjermani - Bregu i Fildishtë, premton të jetë një supersfidë spektakolare.

Në orën 22:00 në Toronto, do të pëballen dy ekipet kryesuese të grupit E,

Gjermania dhe Bregu i Fildishtë. Katër herë kampionët e botës vijnë pas fitores 7-1 ndaj Curacao në sfidën e parë. Bregu i Fildishtë mposhti 1-0 Ekuadorin.

Të dyja kombëtaret do të kërkojnë fitoren për të siguruar zyrtarisht biletën për në raundin tjetër. Në fushë janë shumë yje nga minuta e parë, por vëmendja do të jetë te disa prej tyre si Jamal Musiala, Wirtz, Diallo, Ousmane Diomande etj.

Gjermania – Bregu i Fildishtë

Gjermania: Neuer, Kimmich, Brown, Nmecha, Pavlovic, Schlotterbeck, Tah, Sane, Musiala, Wirtz, Havertz
Bregu i Fildishtë: Fofana, Kossounou, Singo, Agbadou, Konan, Kessie, Sangare, Inao Oulai, Diomande, Diallo, Bonny.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat