Shembet stadiumi ku stërvitet Suedia

Futboll

Shembet stadiumi ku stërvitet Suedia

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 17:35
Pamje

Suedia u stërvit të mërkurën në një stadium të shkatërruar.

Gjatë punimeve për rinovimin e arenës së FC Dallasit, punëtorët tentuan të shembnin një pjesë të strukturës me eksploziv, por shpërthimi rezultoi i pasuksesshëm dhe objekti u rrëzua në drejtimin e gabuar.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Pamjet tregojnë mbetjet e shpërndara mbi tribunat e stadiumit, ndërsa lojtarët vijojnë përgatitjet në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat