Luan në Portugali, Partizani përgatit transferimin e “rrufeshëm”

Futboll

Luan në Portugali, Partizani përgatit transferimin e “rrufeshëm”

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Flamuri i Portugalisë dhe logoja e Partizanit!

Sipas raportimeve që vijnë nga Portugalia, konkretisht “universo.distrital”, klubi i Partizanit është në negociata të avancuara për të transferuar sulmuesin e djathtë, Eric Oliveira.

19-vjeçarit i skadon kontrata me Oriental U19 gjatë këtyre ditëve dhe ekipi në fjalë, ka si qëllim zbulimin e talenteve. Informacionet për Eric Oliveira janë të kufizuara në “Transfermarkt”, teksa nuk paraqitet as vlera në treg.

Mbetet për t’u parë nëse palët do gjejnë akordin dhe lojtari luzitan do i bashkohen “Demave të Kuq” apo do mbetet thjeshtë tratativë.     

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat