Daliç: Goli i Ganës është i dyshimtë

Futboll

Daliç: Goli i Ganës është i dyshimtë

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 14:03
Zlatko Daliç

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliç, komentoi fitoren shumë të rëndësishme të ekipit të tij ndaj Ganës, duke shprehur njëkohësisht pakënaqësinë për disa vendime të arbitrave.

“Një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se Kroacia luajti në mënyrë fantastike nga aspekti taktik

. U rikthyem te parimet tona të vjetra. Megjithatë, ky është vetëm hapi i parë dhe tani duhet të fokusohemi te ajo që na pret në Toronto. Nga stërvitjet e dija se mund dhe duhej të bënim më mirë”, deklaroi Daliç.

Trajneri kroat u ndal veçanërisht te goli i Ganës, për të cilin beson se nuk duhej të pranohej.

“Goli i Ganës nuk është i pastër.

Kur një situatë kontrollohet për kaq gjatë, atëherë është e dyshimtë. Vendime të tilla zakonisht jepen kundër nesh.

Jam i bindur se ndaj Anglisë nuk do të përsëritej penalltia e Harry Kane-it dhe as nuk do t’u akordohej një pozitë jashtë loje si ajo e sotmja”, u shpreh Daliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat