Kritika për Gjermaninë dhe Holandën

Futboll

Kritika për Gjermaninë dhe Holandën

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 17:59
Nagelsmann

Eliminimi i Gjermanisë që në fazën e 1/16 nuk është pritur mirë në këtë vend.

Mediat gjermane e kritikuan përfaqësuesen e tyre. “Bild” e quajti paraqitjen katastrofike, duke e përshkruar ekipin si të ngadaltë, pa ide dhe pa energji. “Die Zeit” theksoi mungesën e imagjinatës dhe humbjen e identitetit të dikurshëm. “Süddeutsche Zeitung” e cilësoi këtë eliminim më turpërues se ai i vitit 2022, pasi këtë herë skuadra nuk pati asnjë justifikim.

Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkroi se marrëdhënia mes Julian Nagelsmann dhe ekipit është e pashpresë. Megjithatë, trajneri i Gjermanisë nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“E di që janë të shumtë ata që duan që të largohem, por nëse federata dëshiron të vazhdojë me mua, jam gati të shikoj përpara.”

Në Paraguaj, njerëzit dolën në rrugë, madje presidenti i vendit Santiago Pena e dekretoi 30 qershorin si ditë feste kombëtare për arritjen e ekipit përfaqësues.

Zhgënjimi ka përfshirë Holandën që e nisi si favorite takimin me Marokun. Kritikat në drejtim të Ronald Koeman nuk kanë qenë të pakëta, por trajneri i holandezëve është i bindur se do të bënte të njëjtat zgjedhje.

“Ju e shikoni ndeshjen, ndërsa unë punoj me skuadrën dhe besoj se e di çfarë nevojitet për të nxjerrë më të mirën prej saj. Ju keni të drejtë të kritikoni, por ne u mbrojtëm më mirë se në raste të tjera. Po të kisha mundësinë, do t’i bëja sërish të njëjtat zgjedhje.”

Në Marok janë të lumtur për këtë arritje, madje shpresojnë të shkojnë larg, ashtu siç bënë në vitin 2022 kur u renditën në vendin e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat