Musollaj përforcon sulmin e Ramiz Sadikut

Futboll

Musollaj përforcon sulmin e Ramiz Sadikut

Nga: K.G. Më: 30 qershor 2026 Në ora: 18:23
Danjel Musollaj - djathtas

Skuadra e futbollit Ramiz Sadikut është përforcuar me sulmuesin Danjel Musollaj.

Skuadra nga Prishtina synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

 “KF Ramiz Sadiku ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin qendror Danjel Musollaj, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë.

Danjeli vjen për të forcuar repartin ofensiv me cilësitë, angazhimin dhe dëshirën për sukses. Besojmë se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit gjatë sezonit”, ka njoftuar Ramiz Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat