40 milionë plus Koopmeiners për portierin e Romës

Futboll

40 milionë plus Koopmeiners për portierin e Romës

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 15:22
Mile Svilar

Juventusi nuk heq dorë nga Mile Svilar.

Sipas raportimeve nga Italia, bardhezinjtë kanë përgatitur një ofertë të rëndësishme për portierin e Romës, duke propozuar 40 milionë euro, si dhe kartonin e mesfushorit holandez Teun Koopmeiners.

Roma, megjithatë, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, pasi Svilar konsiderohet një nga lojtarët kyç të projektit të klubit.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse verdhekuqtë do ta shqyrtojnë ofertën e Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat