Pas huazimit njëvjeçar te Porto, Arsenali ka bërë të ditur se ka shitur përfundimisht futbollistin Jakub Kiwior.
Mbrojtësi polak ka nënshkruar kontartë dy vjeçare me skuadrën portugeze, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
Transferimi i Kiwior i ka kushtuar Portos rreth 20 milionë euro.
28-vjeçari u transferua te Arsenali gjatë vitit 2023 nga Spezia, derisa për dy vite e gjysmë veshi fanellën e skuadrës londineze.
Kiwior nuk arriti të binde drejtuesit e ”topçinjeve” për ta mbajtur në skuadër, pasi nuk arriti pritshmëritë e tyre.