FSHF organizon seleksionim njëditor në “Shtëpinë e Futbollit” për futbollistet vajza

Futboll

FSHF organizon seleksionim njëditor në “Shtëpinë e Futbollit” për futbollistet vajza

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

FSHF organizon seleksionim njëditor në “Shtëpinë e Futbollit” për futbollistet vajza!

Federata e Futbollit vijon të investojë në zhvillimin e futbollit të vajzave dhe në zgjerimin e bazës së talenteve për ekipet kombëtare, duke organizuar më 28 gusht një seleksionim të hapur njëditor për futbolliste me origjinë shqiptare.

Seleksionimi do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë dhe është tërësisht i dedikuar për vajzat e vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, të cilat do të kenë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara stafit teknik të ekipeve kombëtare.

I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga Drejtoria Teknike, Departamenti i Skautizmit në FSHF, si edhe nga trajneret e ekipeve kombëtare U-15, U-17 dhe U-19, në kuadër të strategjisë së Federatës për identifikimin dhe zhvillimin e brezit të ri të futbollisteve shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat