Nagelsmann s’ka më të ardhme te Gjermania

Futboll

Nagelsmann s’ka më të ardhme te Gjermania

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 13:45
Julian Nagelsmann

Julian Nagelsmann nuk do të jetë më trajner i kombëtares gjermane.

Sipas një burimi pranë Federatës Gjermane të Futbollit, 38-vjeçari nuk është shkarkuar vetëm për shkak të pagës së tij të lartë.

Siç dihet Nagelsmann ka edhe dy vite kontratë me Federatën ndërsa paga e tij vjetore është plot 7 milionë euro.

Nëse trajneri do të shkarkohej atëherë për Federatën Gjermane të Futbollit do të ishte një humbje e madhe financiare.

Mësohet se krerët e Federatës Gjermane të Futbollit shpresonin se Nagelsmann do të ndiqte shembullin e Koeman, i cili pas eliminimit përballë Marokut dha dorëheqjen nga stoli i “Tulipanëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat