Gjilani përforcohet me Zekën

Futboll

Gjilani përforcohet me Zekën

Më: 3 korrik 2026 Në ora: 11:04
Pamje nga prezantimi

Klubi i futbollit Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin Mevlan Zeka, i cili edhe zyrtarisht është pjesë e familjes kuqebardh deri në verën e vitit 2028.

“Klubi dhe futbollisti kanë nënshkruar kontratë me vlefshmëri prej dy edicionesh, duke e rikthyer një emër të njohur në familjen e madhe të SC Gjilanit.

Zeka nuk ka nevojë për prezantim për tifozët tanë. Ai rikthehet në ambientin ku ka lënë gjurmë, me përvojën, cilësinë dhe instinktin e tij para portës, për të dhënë kontribut në realizimin e objektivave të klubit në sezonet e ardhshme.

Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur sulmuesin në rikthimin e tij, ndërsa Zeka do t’i bashkohet menjëherë ekipit në fazën përgatitore”, bëhet e ditur nga faqja e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat