Paraguaj do të përballet me Francën 

Futboll

Paraguaj do të përballet me Francën 

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 22:24
Mbappe

Në Philadelphia, Paraguaj do të përballet me Francën, në sfidën e dytë për sot për raundin e 1/16-ve.

Sigurisht që Franca vjen si favoritja kryesore në këtë takim, por Paraguaj e tregoi edhe ndaj Gjermanisë, të cilën e eliminoi nga pika e bardhë e penalltisë, që është një kundërshtar tejet i rrezikshëm.

Në anën tjetër, Franca eliminoi Suedinë, pasi e mundi me rezultatin e pastër 3-0.

Ndryshimi i vetëm të Franca, është aktivizimi nga minuta e parë e mesfushorit të Romës, Manu Kone, pasi Aurelien Tchaoumeni ka pasur probleme fizike. Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me Marokun.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARAGUAJ XI: Gill; Caceres, G Gomez, Velazquez, Alderete, Alonso; D Gomez, Cubas, Galarza, Almiron; Enciso.

FRANCA XI: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Digne; Koné, Rabiot; Dembélé, Olise, Barcola; Mbappe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat