Rinovon trajneri i Egjiptit

Futboll

Rinovon trajneri i Egjiptit

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 15:59
Pamje nga ndeshja

Federata Egjiptiane e Futbollit njoftoi rinovimin e kontratës me trajnerin Hosam Hasan, pas paraqitjes së suksesshme të përfaqësueses në Kupën e Botës.

Sipas mediave vendase ajo është e vlefshme deri në vitin 2030.

59-vjeçari u emërua në shkurt të 2024. Hasan e udhëhoqi Egjiptin deri në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, ndërsa në Botërorin 2026 deri në fazën e 1/8.

Skuadra afrikane u eliminua nga Argjentina në një ndeshje që u shoqërua me polemika për shkak të arbitrimit.

Hosam Hasan kishte deklaruar më herët se kishte punuar me përfaqësuesen egjiptiane pa kontratë që nga shkurti i 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat