Debutoi në moshën 17-vjeçare përballë Malishevës

Futboll

Debutoi në moshën 17-vjeçare përballë Malishevës

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 12:24
Sokol Uldedaj

Sokol Uldedaj ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me klubin e Vllaznisë.

Është vetë klubi shkodran që e ka njoftuar këtë marrëveshje me djaloshin e rritur brenda akademisë kuqeblu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një tjetër talent i shtëpisë që hedh hapin e rëndësishëm në karrierën e tij”, shkruan Vllaznia në videon e bërë publike ku shfaqet pikërisht 17-vjeçari duke bërë “show” me topin në këmbë.

Kujtojmë se ndeshjen e parë zyrtare, Uldedaj e bëri në Conference League në fitoren 2-1 të shkodranëve përballë Malishevës. Një ëndërr e bërë tashmë realitet për të riun, i cili i gëzohet edhe një “dhurate” speciale bërë nga drejtuesit e klubit, atë të kontratës së par.

Një element me perspektivë edhe për trajnerin Edi Martini i cili do të ketë mundësinë të përfitojë prej tij cilësitë e duhura, marrë të mirëqenë faktin që luan në repartin ofensiv, më konkretisht sulmuesin e krahut të djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat