PSG dhe Reali “përplasen” për sulmuesin e Spanjës

Futboll

PSG dhe Reali “përplasen” për sulmuesin e Spanjës

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 19:41
Ferran Torres

Heroi i Spanjës në finalen e Kampionatit Botëror, Ferran Torres, është shndërruar në një nga figurat më të kërkuara të merkatos verore.

Sulmuesi 26-vjeçar shënoi golin vendimtar në minutën e 106-të kundër Argjentinës, duke i dhuruar kombëtares së tij trofeun e dytë të Kupës së Botës në histori.

Sipas raportimeve nga e përditshmja franceze L’Equipe, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë shfaqur interesim të fortë për shërbimet e tij.

Pavarësisht se lojtari ka një kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në qershor të vitit 2027, marrëdhënia mes palëve nuk duket shumë pozitive. Skuadra e Real Madridit po shqyrton mundësinë për të bërë një ofertë zyrtare për kartonin e sulmuesit blaugrana.

Ndërkohë, në garë është përfshirë edhe PSG-ja, ku trajneri Luis Enrique raportohet se ka kontaktuar drejtpërdrejt me futbollistin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat