Yamal tregon prapaskenën e bisedës me Messin

Futboll

Yamal tregon prapaskenën e bisedës me Messin

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 19:44
Yamal e Messi

Yamal tregon prapaskenën e bisedës me Messin pas triumfit në Botëror!

Lamine Yamal ka zbuluar bisedën që pati me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës. Duke folur për mediat spanjolle, Yamal zbuloi fjalët që i tha Messi.

”Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë.

Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim”, tha ai. Më pas, 19-vjeçari tregoi mesazhin që mori nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë.

”Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë”, rrëfeu Yamal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat