City dërgon ofertën për Bouaddin

Futboll

City dërgon ofertën për Bouaddin

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 19:33
Ayyoub Bouaddi

City dërgon ofertën për Bouaddin!

Manchester City ka dërguar një ofertë të re zyrtare te Lille për Ayyoub Bouaddin, dhe marrëveshja është afër finalizimit.

Kështu ka njoftuar gazetari Fabrizio Romano i cili shtoi se negociatat po ecin përpara, me Manchester Cityn që po dakordohet si me klubin ashtu edhe me lojtarin.

Bouaddi ishte ndër yjet e Kupës së Botës 2026 ku spikati me Marokun, krahas edhe sezonit të mirë që pati me klubin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat