Diomande nuk figuron në formacionin e Lepzigut

Futboll

Diomande nuk figuron në formacionin e Lepzigut

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 12:29
Yan Diomande

Yan Diomande është shumë pranë transferimit te Real Madridi!

Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë nuk u përfshi as në stolin e RB Leipzigut për ndeshjen miqësore të sotme, duke shtuar edhe më shumë zërat për largimin e tij.

Marrëveshja verbale me Real Madridin është arritur prej një jave dhe transferimi pritet të finalizohet sapo RB Leipzig të gjejë zëvendësuesin e tij.

Klubi gjerman do të përfitojë një shumë që pritet të kalojë 100 milionë euro nga ky transferim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat