De Jong do të mungojë për 5-6 muaj

Futboll

De Jong do të mungojë për 5-6 muaj

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 16:41
Frenkie de Jong

Duke qenë se Frenkie de Jong pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5-6 muaj, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë për holandezin.

Mundo Deportivo zbulon se objektivi i Barcelonës është Azzedine Ounahi, mesfushori maroken i Girona, i cili është përmendur edhe herë të tjera për një transferim të mundshëm te katalanasit.

Klauzola e largimit të Ounahi nga Girona është 25 milionë euro, por pas rënies së klubit në Segunda Divizion, mesfushori 26-vjeçar thuhet se është i disponueshëm për rreth 10 milionë euro

. Një shifër që nuk do të rëndëojë aspak gjendjen financiare të klubit katalanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat