Vllaznia prezanton përforcimin e ri

Futboll

Vllaznia prezanton përforcimin e ri

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 12:28
Fransua Dulis

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar sot firmën me mbrojtësin Fransua Dulis.

Lojtari i cili u shpall kampion në dy edicione me Egnatian, është kthyer kësisoj të jetë përsëri pjesë e kampionatit shqiptar pas eksperiencës së fundit në Izrael.

Lojtari i cili është pjesë e përfaqësueses së Haitit kishte gjetur prej kohësh akordin me ekipin shkodran, por prezantimi është bërë vetëm sot.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

François André Dulysse është kuqeblu!

Një tjetër përforcim i rëndësishëm i bashkohet Vllaznisë për sezonin e ri me kontratë 1+1

Mbrojtësi François André Dulysse do të veshë fanellën kuqeblu, duke sjellë cilësi, forcë dhe eksperiencë në repartin difensiv të skuadrës sonë.

I urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe të Vllaznisë dhe shumë suksese me fanellën që mban peshën e historisë dhe krenarinë e Shkodrës.

Mirë se erdhe, François!

Forca Vllaznia!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat