Tirana me gjashtë debutues

Futboll

Tirana me gjashtë debutues

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 15:05
Tirana

 Gjashtë debutues dhe një tabor me lojtarë që e njohin mirë Superioren.

Këta janë bardheblutë e këtij sezoni.

Një miksim mes të panjohurës dhe eksperiencës. Shto këtu edhe trajnerin që e ka debutim në kampionatin shqiptar.

Tirana pritet të ketë një skuadër me shumë ndryshime në sezonin e ri, teksa bardheblutë kanë afruar disa futbollistë që do të provojnë për herë të parë emocionet e Kategorisë Superiore. Në listën e afrimeve të reja janë gjashtë lojtarë që konsiderohen debutues në elitën e futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për Patrik Staniç, mbrojtësin kroat 26-vjeçar, i cili pritet të forcojë repartin e prapavijës, si dhe Zhozef Kollej, mbrojtësin 27- vjeçar me origjinë nga Suedia dhe Gambia. Në krahun e djathtë të mbrojtjes është afruar Bojan Ilievski, 26 vjeç nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në krahun e majtë bardheblutë kanë siguruar shërbimet e spanjollit Hugo Fresneda Hidalgo, vetëm 18 vjeç.

Në repartin ofensiv, Tirana ka afruar Drilon Hazrollajn, sulmuesin e krahut të djathtë nga Kosova, 22 vjeç, ndërsa një tjetër emër i ri është Erdon Daci, sulmuesi 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me pasaportë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat