Trpçevski referon derbin e madh mes Vardarit dhe Shkëndijës!

Futboll

Trpçevski referon derbin e madh mes Vardarit dhe Shkëndijës!

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2026 Në ora: 18:01
Shkendija

Pas një pushimi dyjavor, nesër me ndeshjen Shkëndija Haraçinës dhe Sileksi, luhet java e dytë e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Dihen edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.

Derbi luhet në “Arena Tudor Proeski” në Shkup, ku takohen Vardari dhe Shkëndija.

Kjo ndeshje do të referohet nga Stojançe Trpçevski.

Java e dytë
E premte, ora 17.00

Shkup (Çair): Shkëndija Haraçinës – Sileksi (Igor Stojçevski)

 E shtunë – 17.30
Kumanovë: Bashkimi – Tikveshi (Stojançe Stojanov)

Ora 19:00 
Shtip: Bregallnica – Arsimi (Jovan Kachevski)

Ora 17:00 (E diel)
Shkup: Skopje – Struga TL (Aleksandar Grujoski)

Ora 19:00 
Shkup: Vardari – Shkendija (Stojançe Trpçevski)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat