Liverpooli interesohet për Raul Asencion

Futboll

Liverpooli interesohet për Raul Asencion

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 19:26
Asencio

Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Real Madridit, Raul Asencio, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, përfaqësuesit e 23-vjeçarit kanë kontaktuar drejtuesit e klubit anglez për të diskutuar mundësinë e një transferimi, ndërsa Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për kartonin e futbollistit.

Megjithatë, prioriteti i Asencios mbetet vazhdimi i karrierës në “Santiago Bernabéu”. Mbrojtësi spanjoll dëshiron të luftojë për një vend në formacionin e Real Madridit, pavarësisht se trajneri José Mourinho i ka bërë të ditur se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ri.

Nëse situata nuk ndryshon në javët në vijim, Liverpooli mund të intensifikojë përpjekjet për ta transferuar mbrojtësin, duke shfrytëzuar faktin se klubi madrilen nuk e konsideron të paprekshëm.

Mbetet të shihet nëse Asencio do të ndryshojë qëndrim apo do të vazhdojë betejën për të fituar besimin e Mourinhos te Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat