Ish-kapiteni i Barcelonës, Sergi Roberto po përgatitet për hapin e radhës në karrierën e tij.
Sipas gazetarit italian Matteo Moretto, Roberto pritet që të lë futbollin evropian dhe t’i bashkohet gjigantit të MLS, Los Angeles Galaxy.
Te skuadra amerikane ai do të ketë ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Riqui Puig si dhe legjendën e Borussia Dortmundit, Marco Reus.
Roberto, ishte së fundmi pjesë e skuadrës së Comos ku në dy vitet e tij atje i kualifikoi në Ligën e Kampionëve.