Nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë në Kategorinë e Parë

Futboll

Nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë në Kategorinë e Parë

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Klubi i Sopotit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me portierin nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, e ku konfirmohet ekskluzivja e “Newsport.al”.

Përsa i takon kontratës, ajo është 1-vjeçare, por ka opsion për ta rinovuar.

Një lëvizje befasuese që ka habitur jo pak në Kategorinë e Parë. “Bamba Drissa vesh fanelën e Sopotit.

Klub futboll Sopoti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa.

Mes klubit dhe gradianit 32-vjeçar është nënshkruar kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi.

Drissa vjen si një afrim cilësor për librazhdasit, pas një eksperience disa vjeçare me Stade d’Abidjan në Ligën e Parë dhe po ashtu si pjesë e kombëtares U-22 e Bregut të Fildishtë”, postimi i klubit të Sopotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat