Boriçi është një nga talentet e Elbasanit

Futboll

Boriçi është një nga talentet e Elbasanit

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 09:47
Armir Boriçi

Armir Boriçi është një nga talentet e Elbasanit.

Verdheblutë njoftuan sot për firmën deri në vitin 2029 me mesfushorin.

Boriçi është 17 vjeç dhe Elbasani i besoi kontratën e parë si profesionist.

Kujtojmë se bën pjesë te Kombëtarja U-19.

Debutimi me ekipin e parë erdhi në edicionin e kaluar, pikërisht nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Boriçi do i shërbejë verdheblutë gjatë këtij sezoni, duke qenë se FSHF bëri me detyrim aktivizimin e një futbollisti me pasaportën shqiptare dhe të lindur në vitin 2007 ose më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat