Chelsea kërkon 120 milionë euro

Futboll

Chelsea kërkon 120 milionë euro

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 12:32
Fernandez

Me largimin e mundshëm të Rodrit dhe pavarësisht afrimit të pritshëm të Bouaddi, Manchester City synon të marrë edhe një tjetër element të rëndësishëm për mesfushën.

Sipas “The Athletic”, trajneri Enzo Maresca mbetet i interesuar për argjentinasin e Chelsea, Enzo Fernandez.

Për momentin, akordi duket i paarritshëm. Shitja e Reijnders nga Manchester City do të kontribuonte për të financuar këtë operacion me kosto të lartë.

Chelsea së pari shpreson që Enzo Fernandez të qëndrojë. Në anën tjetër, klubi londinez e vlerëson trasferimin e mesfushorit rreth 120 milionë euro.

Një shifër e konsiderueshme, por trajneri italian këmbëngul për të pasur në skuadër lojtarin që e ka stërvitur kur drejtonte Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat