Monaco pritet t’i ndërpresë kontratën Pogbas

Futboll

Monaco pritet t’i ndërpresë kontratën Pogbas

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 20:35
Paul Pogba

Paul Pogba me shumë gjasë do të jetë prapë pa klub.

Kjo për shkak se Monaco, po mendon që t’i ndërpresë kontratën e tij vetëm 1 vjet pasi iu bashkua skuadrës së Ligue 1.

Lëndimet e shumta ndikuan në formën e francezit, i cili dështoi që të rikthente formën e tij të dikurshme.

Gjatë sezonit të kaluar, Pogba bëri vetëm 6 paraqitje pa shënuar apo asistuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat