Një lajm i mirë për Shkëndijën

Futboll

Një lajm i mirë për Shkëndijën

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 18:44
Shkëndija

Nesër, me fillim nga ora 20:00, në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Conference League kundër skuadrës skoceze Hibernian.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në udhëtim, tetovarët u mposhtën me rezultat 2:1. 

Tani Shkëndija duhet ta përmbysë këtë rezultat negativ për të siguruar kualifikimin në fazën e play-off-it, që është pengesa e fundit para fazës së ligës në këtë kompeticion.

Përbërja e Shkëndijës është pothuajse e njëjtë dhe trajneri Artim Pollozhani nuk ka probleme të mëdha me lojtarët. Portieri Gaje nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje.

Ajo që është më e rëndësishme është gjendja e futbollistit Marko Gjorgjevski.

Sulmuesi u ankua për dhimbje gjatë nxehjes para ndeshjes me Vardarin, në kuadër të javës së dytë të PMFL-së.

Për fat të mirë për Shkëndijën, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz dhe Gjorgjievski është përfundimisht në konkurrencë për ndeshjen e nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat