Futbollisti kroat Ivan Deliç ka firmosur me klubin e Feronikelit 74 të Drenasit.
“Nikli” synon të jetë sa më i kompletuar dhe më i fortë për edicionin e ri.
“FC Feronikeli 74 njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat Ivan Deliç i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës sonë.
Ivan Deliç, 27-vjeçar, sjell përvojën e tij nga futbolli kroat, italian, slloven dhe boshnjak.
Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Hajduk Split, Istra 1961, Varazhdin, Slaven Belupo, Shibenik, Cosenza, NK Bravo dhe Shiroki Brijeg.
Deliç ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kroacisë”, thuhet në njoftimin e klubit.